http://www.crazyworld-
chat.it

9/23/2012

Adelina Tahiri: Mamaja nuk më lë të zë të dashur

Bukuroshja Adelina Tahiri u bë pjesë e diskutimeve në mediat shqiptare dhe maqedonase nga dita e pavarësisë së Maqedonisë, ku u shfaq e veshur me pantollona të shkurta me flamurin amerikan. Pas kësaj, këngëtarja Tahiri ka reaguar në lidhje me atë se pse çohet kaq shumë pluhur, kur në botë është trend i ri me këtë stil si Beyonce, Britney, Lady Gaga. Siç duket, këngëtarja e njohur ka ambicie për një karrierë jashtë vendit, ndërsa edicionin e fundit ishte pjesë e garës së kërcimit në ”Dancing with the stars”, ku nuk arriti të pozicionohet në ndonjë vend të lartë.

















Edhe pse me një karrierë të suksesshme, ky event e promovoi akoma më shumë tek audienca shqiptare. Ndonëse është në fokus nga shumë meshkuj si në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri e diasporë, Adelina Tahiri është ende ”single” dhe nuk ka të dashur. ”Ndoshta ju duket jo reale dhe ju dukem si në kohën e vjetër, por për momentin nuk kam të dashur dhe nuk jam e dashuruar. Mamaja ime nuk më lë të zë të dashur”, thekson Adelina dhe shton: ”Mendoj se asnjë mashkull nuk do të donte që të ketë pranë vetes një femër që jeton gjithmonë në lëvizje me valixhe në duar, e gatshme edhe për një tjetër koncert. Por asnjëherë nuk e kam humbur besimin në dashuri, pasi kjo gjë do më ndodhë besoj së shpejti, kur të vijë koha e vërtetë”, shton më tej këngëtarja. Ajo gjatë gjithë kohës shihet në shoqëri të së ëmës, Teutës, për të cilën thotë se është mikja më e mirë, dhe se nuk i fsheh asgjë dhe pranon këshilla prej saj. Për shkak të angazhimeve gjatë verës, Adelina nuk ka pasur mundësi të shijojë pushimet si duhet. Në plan e ka të udhëtojë drejt ndonjë vendi ekzotik, ndërsa shoqëri do i bëjnë disa kushërira të saj. ”Dua të notoj dhe të zbuloj botën nënujore, kështu që nuk mund të pres gjatë për këtë udhëtim”. PanoramaPlus

Nessun commento:

Posta un commento

Receive all updates via Facebook. Just Click the Like Button Below

Powered By EXEIdeas